Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se e kanë njoftuar këshilltaren me aktivitetet të cilat janë duke u zhvilluar nga të gjitha regjionet nga prokurorët e caktuar dhe nga stafi mbështetës si dhe koordinimi i cili është duke u zhvilluar me institucionet tjera si: Policia e Kosovës dhe Komisioni Qendror për Zgjedhje.
“Ndërkaq, znj. Owens ka vlerësuar punën që po bën Prokurori i Shtetit për ta siguruar integritetin e procesit zgjedhor. Natyrisht, ajo tha se e gjitha varet edhe nga qytetarët e Kosovës, jo vetëm duke votuar por edhe duke raportuar në Policinë e Kosovës dhe Prokurori çfarëdo mashtrimi apo keqpërdorimi të mundshëm të votës.
Lana Owens, nga dhoma operative e Prokurorit të Shtetit, bëri thirrje që çdo gjë të gabuar që shihni ta raportoni në organet kompetente”, thuhet në komunikatë