• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Për shkak të Agim Ademit rrezikojmë të përjashtohemi nga FIFA”

16/03/2021 - 18:52:55
“Për shkak të Agim Ademit rrezikojmë të përjashtohemi nga FIFA”

Me 24 mars pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovë, Agim Ademit, në Gjykatën Themelore të Prishtinës si i akuzuar për veprën penale detyrim në tentativë.

Këtë e ka konfirmuar avokati i Ademit, Afrim Salihu, përmes telefonit.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
21
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8

“Po e kemi pranuar ftesën nga Gjykata dhe me 24 mars do të mbahet seanca për klientin tim”, tha shkurt Salihu për Albanian Post.

Ndërkohë, zëdhënësja e Federatës së Futbollit të Kosovës, Maki Bajrami, deklaroi se kryetari është në udhëtim jashtë vendit dhe nuk ka informacion për këtë çështje.

“Për besë kryetari është në udhëtim jashtë vendit, prandaj nuk kam çka të them”, tha Bajrami.

Por, për ish- zëvendëssekretarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, kreu i FFK-së do të duhej të jepte dorëheqje menjëherë pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar.

“Prej që e ka dënuar Apeli në janar të vitit të kaluar, nuk ka kush e arsyeton qysh ka njëjtë në këtë pozitë. Prej atëherëshit ka qenë në mënyrë të paligjshme në Federatë”, tha Ahmeti.

Madje, ai thotë se Federata e Futbollit të Kosovës, mund të përjashtohet nga FIFA për kokëfortësi të Ademit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Ne po rrezikojmë të largohemi nga FIFA, ai po i sfidon ligjet e Shtetit”, shtoi Ahemti.

Ademi do të rikthehet në bankën e të akuzuarit pas shtatë muajve pasi Gjykata Supreme i kishte anuluar aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe asaj të Apelit.

Ademi ishte shpallur fajtor për veprën penale, detyrim në tentativë dhe ishte dënuar me nëntë muaj burgim.

Por të pakënaqur me aktgjykimin e Themelores, pala mbrojtëse e të akuzuarve i ishin drejtuar më kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykatës Supreme e cila kishte vendosur që t’i aprovojë si të bazuara të njëjtat.

Agim Ademi dhe Muharrem Rama, akuzohen se duke ushtruar ndikimin e tyre, kanë tentuar që të detyrojnë të dëmtuarin Dritëro Kadolli që të blej një veturë BMW për Sami Hamitin, kryetar i Kuvendit Komunal në Prishtinë, në mënyrë që ky i fundit, të ja kthej një parcelë nga toka e gjelbëruar në pronë banesore.

Përveç kësaj lënde, e cila do të trajtohet edhe njëherë tjetër më 24 mars, Ademi do të ketë një tjetër seancë gjyqësore, pas denoncimit të Mehmet Maxhunit, ish-doktor në Federatën e Futbollit të Kosovës, i cili e akuzon të parin e këtij institucioni për dhunë fizike ndaj tij.

Ngjarja kishte ndodhur më 28 shtator të vitit 2019, ndërkohë që lënda ende nuk ka përfunduar.

Biznesmeni Agim Ademi, 59 vjeçar nga Prishtina është prej vitesh i lidhur me futbollin, teksa nga viti 2000 deri në vitin 2018 ishte nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Pikërisht këtë vit ai fitoi mandatin e të parit për të udhëhequr ‘shtëpinë’ më të madhe të futbollit në vend, duke e zëvendësuar në këtë pozitë tashmë të ndjerin Fadil Vokrri.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
21
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
28
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
13
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
10
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
10
Next Post
Lista Serbe e zbulon planet për votimin e Qeverisë, Kurti-2

Lista Serbe e zbulon planet për votimin e Qeverisë, Kurti-2

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi