• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Për pesë muaj, 113 polic janë suspenduar nga puna

19/06/2022 - 14:09:36
Arrestohet polici në Ferizaj, e teproi me përdorimin e forcës ndaj qytetarit

Ndonëse janë të thirrur për të ruajtur rendin dhe ligjin, nuk janë të rralla rastet kur vetë punonjësit e Policisë së Kosovës suspendohen ose arrestohen për vepra të ndryshme penale. Vetëm gjatë dy aksioneve të koduara “Pika”, në fillim të 2022-tës, u arrestuan 74 zyrtarë policorë dhe dy doganierë, shkruan Express.

Arbenitë Brahimi

Lexo më shumë

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15

Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë muajve të parë të vitit 2022, ka dhënë rekomandim për suspendimin e 113 punonjësve të Policisë, ndërsa janë arrestuar 90.

“Ju njoftojmë se për periudhën kohore janar – maj 2022, Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë rekomandimin për suspendim për 113 punonjës të Policisë së Kosovës dhe bazuar në autorizimet ligjore ka arrestuar 90 persona të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Bazuar në rekomandimin e IPK-së, të gjithë punonjësit janë suspenduar nga Policia e Kosovës.

Gjatë vitit 2021, sipas IPK-së, janë regjistruar 33 raste të “Keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike”, ndërsa 27 raste të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtare”.

Po ashtu, gjatë vitit të kaluar, IPK ka hetuar 23 raste të “Lëndimit të lehtë trupor”, 13 raste të “Kanosjes” dhe 12 raste të “Dhunës në familje”.

“Bazuar në të dhënat e raportit vjetor 2021 të IPK-së veprat penale më të shpeshta të hetuara nga IPK-ja janë si në vijim: “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” (33 raste), “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “ (27 raste), “Lëndimi i lehtë trupor” (23 raste), “Kanosje” (13 raste), dhe “Dhuna në familje” (12 raste)”, thuhet në përgjigjen me shkrim të IPK-së për Express.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në mars dhe prill të këtij viti, Inspektorati Policor i Kosovës ka zhvilluar dy aksionet e koduara “Pika” dhe “Pika 2” të cilat përfunduan me arrestimin e 74 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Ndërkaq, më 14 qershor, Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëve policorë, të cilët akuzohen se më 6 tetor të vitit 2019 i kanë keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dy persona të tjerë në stacion policor në Shtime. Dy prej tyre janë dënuar me nga një vit burgim, ndërsa njëri me 150 ditë burgim.

Dy zyrtarë policorë u arrestuan edhe më 16 qershor. Ata dyshohet se një ditë më parë e kanë keqtrajtuar një person të cilin e kishin ndalur për një kundërvajtje në trafik. Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe janë suspenduar nga detyra.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie
Lajme

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës

June 4, 2025
15
Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate
Lajme

Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate

June 4, 2025
6
Naser Krasniqi-Leka, dëshmori  i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën
Lajme

Naser Krasniqi-Leka, dëshmori i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën

June 4, 2025
13
Dyshohet se u vra nga grabitësit, sot varroset 30-vjeçarja Liridona Murseli
Lajme

Sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

June 4, 2025
13
Next Post
Ish-diplomati kosovar sulmohet nga serbet në Greqi (foto)

Ish-diplomati kosovar sulmohet nga serbet në Greqi (foto)

Më të fundit

  • Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje
  • Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
  • Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi