• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Për një vit, 20 punëtorë të KEK-ut vdiqën nga kanceri

19/01/2020 - 09:28:09
Punëtorët e KEK-ut protestojnë sot

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), vazhdojnë të punojnë në kushte të rënda dhe të rrezikshme për shëndetin.
Vetëm gjatë vitit 2019, 20 punëtorë të kësaj korporate kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve kancerogjene, që dyshohet se i fitojnë gjatë punës.

Kryetari i Nënsindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka thënë se punëtorët po i ekspozohen një rrezikshmërie të lartë gjatë procesit të punës.

Lexo më shumë

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15

“Po vërtetë punëtorët e KEK-ut kanë kushte të vështira të punës, sepse natyrisht natyra e punës është e tillë, dhe gjithherë shëndeti i tyre rrezikohet maksimalisht. Vetëm në vitin 2019, kemi pas rreth 20 punëtorë të vdekur nga sëmundjet kancerogjene, që dyshohet se i marrin në vendet e punës së tyre.

Na e kemi termocentralet ku kanë gazra helmuese dhe dridhje permanente, mirëpo e kemi edhe minierat sipërfaqësore ku ka gazra helmuese, ka pluhur e ka gjëra që vërtet dyshohet se sëmundja kancerogjene është si sëmundje profesionale e punës ato që e marrin gjatë orarit të punës”, shtoi ai.

Shëndeti i punëtorëve të KEK-ut sipas Llumnicës po rrezikohet edhe nga kushtet e rënda të punës dhe mungesës së pajisjeve mbrojtëse.
Ai thotë se kanë kërkuar nga menaxhmenti i KEK-ut që urgjentisht t’i pajisin me mjete pune mbrojtëse, por që ende nuk kanë bërë zgjidhje.

“Po pajisjet personale mbrojtëse i përdorin punëtorët, megjithëse ka problem për pajisjet personale mbrojtëse, sepse kohëve të fundit ka edhe mungesë të tyre për arsye se çdo gjë që blihet prej KEK-ut, shkon përmes tenderimit dhe nuk kemi pas oferta të mjaftueshme të përgjegjshme për këtë çështje, dhe ka vonesa të pajisjeve personale mbrojtëse.

Megjithatë ne kemi kërkuar te menaxhmenti i KEK-ut, që urgjentisht të gjejë formën se si të furnizojë punëtorin me këto pajisje mbrojtëse, mirëpo edhe përkundër aplikimit të masave mbrojtëse natyra e punës në KEK është e tillë, dhe nuk mund ti ik rreziqeve për shëndetin në punë”, thotë ai.

Përveç kësaj, Llumnica thotë këta punëtorë po diskriminohen edhe në aspekte të tjera.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Sipas tij punëtorëve që punojnë me ndërrime nuk iu paguhet fundjava 50%, nuk respektohet rasti i pushimeve vjetore për vendet me rrezikshmëri të lartë të punës dhe se nuk respektohen pushime mjekësore të punëtorëve që duhet t’i kenë 20 ditët e para 100% nga Kompania.

“Nuk respektohet siç e thashë edhe më herët te ndërrimet e punëtorëve, të punëtorët me ndërrime nuk iu paguhet fundjava 50%, nuk respektohet rasti i pushimeve vjetore për vendet me rrezikshmërisë lartë të punë, nuk respektohet për pushime mjekësore që duhet ti kenë 20 ditë e para 100% nga Kompania, dhe ka edhe gjëra të tjera që edhe prej ligjit të punës që nuk respektohet në Korporatën Energjetike të Kosovës”, thotë ai./EO

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie
Lajme

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës

June 4, 2025
15
Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate
Lajme

Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate

June 4, 2025
6
Naser Krasniqi-Leka, dëshmori  i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën
Lajme

Naser Krasniqi-Leka, dëshmori i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën

June 4, 2025
13
Dyshohet se u vra nga grabitësit, sot varroset 30-vjeçarja Liridona Murseli
Lajme

Sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

June 4, 2025
13
Next Post
“Zagaricë, kam me ta marrë shpirtin”, 54-vjeçari e kërcënon me jetë mjeken në Deçan

“Zagaricë, kam me ta marrë shpirtin”, 54-vjeçari e kërcënon me jetë mjeken në Deçan

Më të fundit

  • Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje
  • Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
  • Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi