Platforma “Liria Ka Emër”,janë distancuar nga grafitet denigrues që u shfaqën sot në Prishtinë për ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fadil Geci.
“Te shtyrë nga zhvillimet e ditës së sotme, sqaron opinionin publik se nuk ka të bëjë asgjë me asnjë lloj veprimtarie jozyrtare, e posaçërisht grafiteve të cilat janë shfaqur sot në qytetin e Prishtinës. Veprimtaria e platformës “Liria Ka Emër” është një dhe e vetme: mbrojtja, respektimi dhe promovimi i vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Liria Ka Emër” nuk ka qëllime politike dhe nuk është paltformë e cila merret me denigrimin e askujt.”, thuhet në reagim.
Nga ideatorët e “Liria ka emër”, është thënë se veprimtaria e platformës së tyre është legale, publike dhe transparente.
“Si e tillë, platforma “Liria Ka Emër” kërkon mirëkuptimin e secilit qytetar të Republikës së Kosovës që t’a mbajnë larg nga diskursi, polemikat apo mosmarrëveshjet publike. “Liria Ka Emër” fton organet e drejtësisë që të merren seriozisht me zbardhjen e këtij rasti sa më parë që është e mundur.”, thuhet në reagim.
Grafitet janë vendosur dy ditë pasi Geci përfundoi dëshminë në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.