Nënat që kanë lindur fëmijë këtë vit, që nga 1 janari, komuna e Mitrovicës do t’ia dhurojë nga 100 euro si ndihmë.
Ky vendim u mor sot në Kuvendin Komunal, ku u ndanë 120 mijë euro për të posalindurit.
Propozimin e ka bërë Izet Tahiri nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mori shumicën e votave në Asamble.
“Me këtë rast dua t’i falënderoj asamblistët që e përkrahën dhe e mbështetën iniciativën tonë, e cila i ndihmon sadopak familjet në mirëqenien ekonomike”, ka shkruat Tahiri në Facebook.
Ky fond u nda nga 1.5 milion eurot e Fondit Rezervë të dhëna nga Qeveria e Kosovës për Komunën e Mitrovicës.