Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë takuar sot.
Siç u raportua në media, krerët e partive opozitare janë parë në një takim jo formal duke pirë kafe, por nuk u raportua për qëlliminne takimit. Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka konfirmuar këtë takim dhe ka treguar për arsyen e këtij takimi joformal.
“Kryetari Krasniqi ka diskutuar me z. Abdixhiku dhe z.Haradinaj per fillimin e sesionit vjeshtor te Kuvendit te Kosoves dhe per nevojen qe te kete diskutim per ceshtjet aktuale, perfshire ceshtjen e pandemise, duke u nisur edhe nga qendrimi qe ai ka shprehur edhe ne letren derguar Kryeministrit Kurti”, tha Abdullahu.