Sot bëhen tetë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.
Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.
Atëbotë Thaçi dhe Daçiq kishin firmosur një dokument me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
Vënia e inicialeve në të ishte llogaritur si moment historik pasi liderët e të dy vendeve në armiqësi, po nisnin udhën drejt paqes.