Policia në Pejë ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti iu ka kërkuar favore seksuale në këmbim të parave dy femrave.
Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Pejë, ndërkaq policia ka bërëq të ditur se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K Shqiptar pasi që i njëjti iu ka kërkuar favore seksuale në këmbim të parave dy viktimave femra /K Shqiptar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, theksohet në raportin 24 orësh të policisë.