39 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 669.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik gjersa ka njoftuar edhe për 21 të shëruar, shkruan Reporteri.
26 prej rasteve pozitive janë nga komuna e Pejës, prej tyre 15 raste nga Katundi i ri dhe 11 raste në qytet.
IKSHPK njofton se numri i madh i rasteve të konfirmuara sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve.
Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me COVID-19, njofton Instituti.