Një zjarr ka shpërthyer në një pjesë të quajtur mbi gropën e “Mustafë Sylës” në bjeshkën e Lipës.
Këtë e ka konfirmuar për Telegraminsot.com zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Veton Elshani i cili ka treguar se për rastin janë lajmëruar edhe njësitet e zjarrfikësve.
Ndërsa policia është duke u marrë me rastin i cili po dyshohet se është zjarrëvënje e qëllimshme.