Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Pejë pasi që janë rrahur në mes vete.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur gjatë të premtes rreth orës, 14:50 e ku dyshohet se kanë përdorur edhe armë zjarri.“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), ndërsa viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt”. thuhet në raportin 24 orësh të policisë.