Një nënë nga Peja ka raportuar dje në Polici se djali i saj është sulmuar fizikisht nga disa nxënës.
Siç ka raportuar ajo, sulmi ka ndodhur të enjten në oborrin e shkollës, shkruan Gazeta Sinjali.
Djali ka marrë tretman mjekësor pas lëndimeve që i ishin shkaktuar.
Policia njofton se është duke e hetuar rastin