Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë muajve tetor dhe nëntor të këtij viti janë konfiskuar 49 automjete për shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore,
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se ndaj pronarëve të automjeteve janë iniciuar procedura ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit për procedura të mëtutjeshme ligjore
“Policia e Kosovës, apelon te të gjithë qytetarët që kanë në posedim mjete motorike e që nuk i kanë kryer obligimet doganore, para se të dalin në rrugë t’i kryejnë këto obligime, përndryshe Policia e Kosovës ndaj këtyre ngasësve të automjeteve do të ketë zero (0) tolerance”, thuhet në komunikatë. Telegramisot.com