Policia e Kosovës, rajoni në Pejë, ka arrestuar tre persona lidhur me një rast i cili ka nisur të premten.
Fillimisht, viktima nga fshati Billakaj ishte rrahur nga dy të tjerë, të cilët janë familjarë mes vete, dhe për këtë ishte detyruar që të merrte trajtim mjekësor.
Pas këtij rasti, vëllai i viktimës kishte shkuar në familjen e të dyshuarve ku me armë i kishte kanosur familjarët, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Pas kësaj kishte intervenuar policia të cilët të dyshuarit ia kanë konfiskuar një pistoletë me 11 fishekë ndërsa në familjen e të dyshuarve për rrahjen e viktimës, kanë konfiskuar një pushkë ajrore dhe një thikë.
Lidhur me këtë janë arrestuar tre persona.