Një femër dje është gjetur e vdekur në banesën e saj në Pejë.
Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rr. Adem Jashari, Pejë 29.07.2020 – NN. Në banesën e saj është gjetur pa shenja viktima femër kosovare. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.