Mëngjesin e së dielës në Pejës është djegur një depo me vajra motorike. Një zjarrfikësi i është përkeqësuar gjendja ndërsa pronari është arrestuar pas konfliktit me gazetarë. Policia ka filluar hetimet.
Tymi e hiri janë të vetmet që mbetën.
Flakët e zjarrit përfshinë të tre këto objekte në rrugën Gjergj Fishta në Pejë.
Brenda kësaj depoje dyshohet se kishte mijëra litra vajra motorike, të cilat shpërthyen një nga një këtë të diel.
Madje nga flakët u përfshi edhe shtëpia e pronarit të depos.
E tre banorët që gjendeshin brenda shpëtuan pa ndonjë lëndim.
Të parët që kryen intervenimet janë zjarrfikësit, të cilëve iu nevojit edhe ndihma e njësive tjera të Komunave përreth meqë zjarri po përfshinte gjithçka.