Një person është gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën Fillore ‘Xhamil Hada’, të Pejës. Ai është dërguar në spital nga ekipet emergjente mirëpo nuk ka rritur që të mbijetojë, raporton Gazeta Express.
Lajmin për vdekjen e këtij personi, e ka konfirmuar për Gazetën Express drejtori i spitalit, Skender Dreshaj.
“Një person para pak minutave është sjellë në Spitalin e Pejës pa shenja jete”, ka thënë drejtori i spitalit të Pejës.
Përkundër insistimit të mjekëve, fatkeqësisht personi në fjalë, rreth 68-vjeçar nuk ka arritur që të mbijetojë.