343 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dje më 13 gusht 2019, në Spitalin e përgjithshëm, në Pejë.
Nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm. Analiza kanë kryer 234 pacientë që në total kanë kryer 3,276 sosh.
Sakaq dy operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme.
Kanë qenë 4 lindje, të gjitha lindje normale dhe kanë lindur 4 foshnja, e sa i përket gjinisë 2 foshnja janë të gjinisë femërore dhe 2 të gjinisë mashkullore.