Një person ka raportuar në Polici se derisa ishte duke dalë me veturë nga parkingu, është penguar nga një veturë tjetër ku gjendeshin katër persona të panjohur, dje rreth orës 15:00 në rrugën “Esat Mekuli” në Pejë.
Siç mëson Telegramisot nga burimet brenda policisë, pasi viktima ka kërkuar lirimin e rrugës, është rrahur nga të dyshuarit.
Të njëjtat burimet tregojnë se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.