Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri është mbajtur Akademi përkujtimore me rastin e 30-të, vjetorit të rënies së heroit të kombit, Tahir (Lush) Berisha.
Z.Xhafer Shabani rrëfej më shumë për biografinë e heroit të kombit, Tahir Berisha dhe solli fragmente më të përafërta dhe më të gjalla nga vendi i ngjarjes.
Z.Adnan Merovci na solli ngjarjet e 30-të, viteve më parë, një shkëputje nga libri monografik i titulluar “Faktet”, i cili libër përshkon shumë momente të rëndësishme me Presidentin Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.
Z.Sali Cacaj shkëputi momente dhe fragmente nga dekorimi me dekoratë nga Presidenti Historik i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.
Në emër të familjes të pranishmit i ka falënderuar vëllau i heroit, z.Maxhun Berisha, i cili theksoj se është shumë mirënjohës, se në 30-të, vjetorin e rënies së vëllaut na keni nderuar pamasë, ju jam tejet mirënjohës për këtë organizim Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe të gjithë juve, që keni dhënë kontribut në organizimin e Akademisë përkujtimore për heroin e kombit, Tahir (Lush) Berisha.