Komuna e Pejës ka dalur nga karantina të marten, ka vendosur Ministria në detyrë e Shëndetësisë.
Vendimi për heqjen e karantinës është bërë i ditur pasditen e së martës.
“Shfuqizohet vendimi i Ministrit në detyrë të Shëndetësisë Nr.330/ IV/ 2020 i datës 24.04.2020… me të cilin Komuna e Pejës është shpallur zonë karantine”, shkruan në të.
Komuna e Pejës ishte vënë në karantinë më 24 prill, shkaku i numrit të madh të rasteve të të infektuarve me coronavirus.
Deri më tani nga karantina janë dalë Prishtina, Prizreni, Mitrovica e Veriut, Ferizaj, Suhareka, Klina, Vitia dhe Malisheva.