Shqiptarët i ranë karambollit, siguruan 32 ulëse në Parlamentin maqedonas
Zaevi mban flamurin në dorë. Partia e Zijadin Selës në koalicion me Alternativën bëri “tërmetin” zgjedhor. Menduh Thaçit nuk i bëri qiri dritë.
Bilanci i zgjedhjeve parlamentare në shtetin fqinj, Maqedoninë e Veriut, është në favor të zgjedhësve shqiptarë.
Publicisti e redaktori i gazetës “Koha” të Shkupit, Emin Azemi, njoftoi se shqiptarët në këtë republikë arritën t’i sigurojnë 32 ulëse në Parlament.
Kjo fitore, kaq e madhe, nuk mbahet në mend në historinë e kësaj republike, tha Azemi.
Emin Azemi
Në zgjedhjet e kaluara, shtoi ai, ishin vetëm 20 deputetë shqiptarë.
Partia e Zoran Zaevit – LSDM dhe ajo e Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit, arritën të jenë koalicioni futues i zgjedhjeve të 15 korrikut.
Partia e dytë rangohet ajo e VMRO-së. BDI-ja e Ali Ahmetit siguroi 15 ulëse, ndërkaq partia e Zijadin Selës në koalicion me Alternativën – 12 ulëse.
Sela e bëri “tërmetin” !
PDSH-ja e Menduh Thaçit me çykë të zorit siguroi një deputet.
Menduhit nuk i bëri qiri dritë.
Shkruan, Agim Muhaxheri