Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përballë analistëve në RTK ka thënë se kjo parti nuk do të bëjë koalicion paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ne nuk do të bëjmë marrëveshje me Vetëvendosjen, ne nuk do të bëjmë koalicion me Albin Kurtin”, ka thënë Krasniqi.
Në anën tjetër Besa Kabashi Ramaj, analiste thotë se mirë që PDK-ja e ka marrë mesazhin, sepse kësaj radhe e kanë një program më voluminoz, që i ka përfshirë të gjitha fushat, por duke ngritur disa pyetje.
“Derisa PDK-ja nuk ka lënë fushë pa prekur, si i keni specifikuar se cila fushë merr dy mandate, a është reale dhe si do t’ju qaseni, derisa s’dihet cila merr një mandat që do të ndërtojnë dhe rehabilitojnë imazhin për të fituar besinim”, ka shtruar si pyetje Kabashi Ramaj drejtuar Memli Krasniqit.