• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

PDK, nga “helmi” në “mjaltë”

23/12/2020 - 12:34:32
PDK’ja mblidhet në selinë qendrore

Shumica e partive politike në vend në vitet e fundit kanë refuzuar që të bashkëpunojnë me Partinë Demokratike të Kosovës.

Por kjo situatë duket se ka ndryshuar.

Lexo më shumë

Erdogan nervozohet pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem: E tradhëtuat Turqinë

Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit

June 18, 2025
1
Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

June 18, 2025
11

Të gjitha këto parti tashmë kanë shkrirë vijat e kuqe të vëna për këtë subjekt politik.

Është LDK e drejtuar nga Isa Mustafa që muaj më parë e ka rrëzuar “murin” për një bashkëpunim me këtë parti – të cilën shpesh e ka pasur partner në qeverisje.

Sipas Mustafës vijat e kuqe duhet të hiqen pasi që ato po shkaktojnë probleme në situatat kur duhet të gjendet zgjidhja.

“Jam shprehur se do të duhej të hiqen vijat e kuqe të bashkëpunimit për çdo subjekt, jo vetëm për PDK-në që po apostrofohet, dhe se vija të kuqe duhet të zbatohen ndaj individëve që kanë probleme me ligjin”, është shprehur Mustafa muaj më parë për KlanKosova.tv.

As Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, më nuk refuzon një partneritet me subjektin politik të drejtuar në të kaluarën nga Hashim Thaçi dhe së fundmi nga Kadri Veseli.

Nënkryetari i kësaj lëvizjeje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se ndonëse nuk e preferojnë një koalicion me PDK, para se me Vjosa Osmanin, nuk e përjashtojnë bashkëpunimin.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Koalicionin me PDK nuk e favorizojmë”, është shprehur ai.

“Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019, tash është vetëm mos favorizimi”.

Konjufca ka thënë se shumica e re parlamentare do t’i ketë nga 75 deri në 85 deputetë.

Nga deklarimet dhe pritjet e rezultateve të reja zgjedhore, partner i vetëm me të cilin Vetëvendosje mund të arrijë te këta numra, bashkë me pakicat, është PDK-ja?

Për një bashkëpunim Vetëvendosje-PDK, ka folur mbrëmë në Klan Kosova ish këshillari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, i cili ka thënë se Galuk Konjufca ka qenë gjithmonë për këtë opsion.

“Gjithmonë e ka pasë njëfarë afërsie dhe njëfarë interesimi, ose interesi, që të ketë një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së”, është shprehur ai.

Pas LDK dhe Vetëvendosje, gati për t’iu bashkuar PDK-së për një qeverisje të mundshme është edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.

Limaj është shprehur mbrëmë se ata madje nuk e përjashtojnë edhe një koalicion parazgjedhor me ta.

“Edhe me PDK jemi të gatshëm të bisedojmë dhe nëse pajtohemi për temat që na drejtojnë, pse jo. Nuk përjashtohet mundësia as për koalicione parazgjedhore. Këtë që e mendoj unë e mendojnë edhe shumë kolegë tjerë. Vendin e kemi keq, prandaj duhet të jemi zëri i këtij koncepti”.

Edhe për PDK-në një bashkëpunim me të gjitha partitë politike është i hapur.

“Kadri Veseli e ka bërë të qartë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka vija të kuqe ndaj partive shqiptare”, ka deklaruar për KlanKosova.tv zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyqi.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Erdogan nervozohet pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem: E tradhëtuat Turqinë
Lajme

Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit

June 18, 2025
1
Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump
Lajme

Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

June 18, 2025
11
I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin
Lajme

I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin

June 18, 2025
11
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Jep dorëheqje nënkryetari i VV-së në Skenderaj

June 18, 2025
15
Nuk i eci Kurtit, loja : Deputetja e LDK-së thot se nuk voton ndryshe nga partia
Lajme

Nuk i eci Kurtit, loja : Deputetja e LDK-së thot se nuk voton ndryshe nga partia

June 18, 2025
24
Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj
Lajme

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj

June 17, 2025
57
Next Post
Mustafa e quan Kusari – Lilën xhelate

Mustafa, strukturave të LDK-së: Ne do të dalim të parët

Më të fundit

  • Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit
  • Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump
  • I vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, dënohen me burg Jusel Micin dhe Mendim Domin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi