Ajo që ka rënë në sy në fillimin e këtij eventi është se kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj është përqafuar me Endrit Thaçin të birin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të birin e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan TelegramiSot.
Djemtë e Thaçit e Veselit janë përqafuar nga masa pasi prindërit e tyre, ish-liderët e PDK-së janë në Gjykatën Speciale në Hagë.