Institucionet komunale të Vitisë, shprehin indinjatën dhe reagojn ndaj shkrimeve të fundit që kanë për qëllim hedhjen e akuzave në adresë të Zyrës së kryetarit, siç është shkrimi i degës së PDK-së në Viti me titull: “Komuna e qeverisur nga Sokol Haliti vjedh edhe në varreza”. Në këtë shkrim, pa asnjë argument sulmohet komuna, për gjoja keqpërdorimin “vjedhjen e parasë publike” duke e quajtur alarmante.
Shprehim keqardhje për nivelin e tillë të komunikimit nga ana e opozitës, e cila shërbehet me informata(dezinformata) nga rrjetet sociale, duke e kopjuar një shkrim joprofesional të një individi, i cili për bazë ka vetëm urrejtjen ndaj individëve të caktuar dhe ndaj çdo arritje dhe suksesi nga ana e Qeverisë Lokale.
Bazuar në të dhënat e Zyrës së Prokurimit të komunës së Vitisë, PDK ka prezentuar një paramasë të kontraktuar në projektin e kontraës kornizë “Pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve, hapësirave gjelbruese, trotuareve, si dhe mirëmbajtja e varrezave të dëshmorëve, lumit dhe Parkut në Viti”, të cilën paramase e quan “pagesë” dhe akuzon në mënyrë perfide pa ansjë të drejtë, se aty gjoja qenkan pastruar varrezat, e që në fakt nuk është e vërtet sepse për atë Listë te varrezave që prezentohen, nuk është paguar asnjë cent nga ana e Autoritetit Kontraktues.
Edhe njëhere shprehim zhgënjimin tonë lidhur më këtë shkrim (kopje nga fb), duke ftuar udhëqesit e PDK-së, që të mos të bien në ndikimin e lajmeve të rrejshme, sidomos njerzve me motivacion degradues, por që të vijnë dhe të marrin dokumentacionin ne Komunë dhe të binden me të vërtetën.