Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se derisa partitë tjera si LDK e VV i bën bashkë frika dhe i ndan interesi i ngushtë, PDK-në e veçon guximi dhe i bashkon besimi në fitoren e sigurt me kryeministër të ardhshëm Kadri Veselin.
“Derisa të tjerët i bën bashkë frika dhe i ndan interesi i ngushtë, neve na veçon guximi dhe na bashkon besimi në fitoren e sigurt. Me popullin dhe Kadri Veselin Kryeministër, PDK-ja do ta çrrënjosë korrupsionin e nepotizmin dhe do të krijojë perspektivë të ndritur për të gjithë”, ka shkruar Ismaili në faqen e tij në Facebook.Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
telegramisott@gmail.com