Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti po vazhdon të ketë bindjen se Vjosa Osmani do të zgjedhet presidente e vendit, madje shtytës i kësaj çështje doli edhe ish-partia e znj.Osmani, LDK, e cila mori vendim që të ia bëjë kuorumin, por jo edhe Partia Demokratike e Kosovës, shkruan Periskopi.
“Unë e respektoj vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës sepse jam pjesë e saj dhe unë besoj që znj.Osmani është njëra prej figurave më përçarëse dhe jo unifikuese.”
“Unë mendoj që personi më i përshtatshëm për momentin, në çfarë situate dhe në çfarë gjendje jemi ne në Kosovë, unë mendoj që Murat Jashari kish me qenë njeriu më i duhur i mundshëm.”, tha Sami Lushtaku në një prononcim për Periskopin