Këtë herë me 2 mijë euro është gjobitur Partia Demokratike e Kosovës, për një tubim të mbajtur ditë më parë në Prishtinë, saktësisht tek “Kodra e Trimave”.
Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
“Gjobë për tubim në lagjen Kodra e Trimave”,shtoi tutje ai.
Njoftimin për këtë tubim e kishte bërë nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku.