Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në mbledhjen e thirrur nga kryetarja e Kuvendt, Vjosa Osmani në rend të ditës është propozimi për organizimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare.
Në mbledhjen e kaluar në kryesi është vendosur që të krijohen 14 komisione parlamentare.
Partia Demokratike e Kosovës ndërkaq nuk ka marrë pjesë as në mbledhjen e sotme.
Kjo sipas tyre, në shenjë paknaqësie ndaj veprimit të Osmanit për zhvendosjen e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi.