Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing se PDK duhet të futet në Qeverinë Hoti për shkak se nëse vendi shkon në zgjedhje, atëherë VV do të fitonte zgjedhjet bindshëm dhe PDK do të humbte.
“VV i fiton zgjedhjet pa problem, prandaj PDK duhet të futet në qeveri”, thotë ai
“PDK e di që humbë në zgjedhje. Andaj duhet të futet në Qeveri”, shton Haxhiu.
“Qeveria Hoti nuk i ka votat. Vota e 61-të është në proces gjyqësor dhe me gjasë do të dënohet. Ai nuk mund të dërgojë përpara proceset dhe nuk mund të arrijë marrëveshje. Qeveria Hoti ka qenë e mirë. Nuk është marrë me deklarata bombastike dhe përvec disa akuzimeve me emra pezhorativ nga VV po bën punë të mirë. Por sfidat do të vijnë. Atyre ju duhen votat”
“Nuk e di nëse ai ka fuqinë për tema sikur korrigjimi dhe asosacioni”, përfundon ai.