• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

PDK dhe LVV mospajtime rreth Komisionit Hetimor për Privatizimin

05/08/2020 - 12:49:49
PDK dhe LVV mospajtime rreth Komisionit Hetimor për Privatizimin

Kanë vazhduar mospajtimet e PDK-së e LVV-së sa i përket pikës së fushëveprimit në Komisionin Hetimor për Privatizim në Kosovë. Derisa anëtarë të LVV-së kanë kërkuar që gjatë hetimeve të merren bazë edhe faktet për shpronësimet, ata të PDK-së po kërkojnë që të krijohet një komision hetimor i veçantë për shpronësim.

Liburn Aliu, anëtar i Komisionit Hetimor për Privatizimin nga Lëvizja Vetëvendosje tha se duhet të hetohet edhe shpronësimi nëse lidhet me privatizimin, në të kundërtën sipas tij kjo vetëm e mbulon krimin dhe nuk është hetim parlamentar. Sipas tij këto kuzime janë tendencioze dhe politike.

Lexo më shumë

Ekskluzive: Nahit Hasani nga PDK në negociata me VV-në për qeverie të përbashkët

Ekskluzive: Nahit Hasani nga PDK në negociata me VV-në për qeverie të përbashkët

May 29, 2025
67
Serbia tregon se kush e “prishi” marrëveshjen me Kosovën për kufijtë

Në rast të luftës Kosova – Serbia, kush do të fitoj?

May 29, 2025
28

“Nëse hetojmë që një nga motive e një procesi të privatizimit me shkelje mund të jetë edhe shpronësimi që pason kemi të drejtë që për çështjen e caktuar edhe me shkua më tej. Natyrisht nuk kemi pse hetojmë shpronësim i cili nuk ka të bëjë me privatizimin, shpronësimi i pronës që nuk lidhet me privatizimin nuk kemi pse e hetojmë. Nëse kemi një shpronësim i një prone të cilës i ka paraprirë privatizimi nuk mund ta kuptoj logjikën pse të ndalohet inicimi i hetimit të mëtejmë në këtë drejtim. Më I dëmshëm është me deklaruar që po bënë hetim parlamentar e realisht nuk bënë, më mirë mos me bë hiq sesa me bë diçka që i themi hetim parlamenti e mos me qenë ashtu, sepse ajo e mbulon krimit dhe kjo është më keq”, tha ai.

Kësaj deklarate i reagoi Gazmend Bytyqi i PDK-së, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje po tenton ta paraqes para opinionit PDK-në sikurse nuk po donë të merren me shpronësim, por sipas tij kjo nuk qëndron. Ai madje kërkoi që të iniciohet një komision hetimor parlamentar për shpronësim, e për këtë Bytyqi i garantoi edhe votat e PDK’së.

E sqarime se kush po merret me procesin e privatizimit kërkoi deputeti i AAK’së, Bekë Berisha.

“Sa e kam kuptuar ky deputeti Hoxha a po don me i nda apo po mendon se se nuk lidhen këto dy gjëra sepse nuk po e di shpronësimi se a është agjencion e çka është, mirëpo po mendoj se në plan të veprimit ne nuk kemi këso a po insiston me e shkrua me kuzua këtu me fjalë saktë se nuk kemi të drejtë apo vetëm jemi duke debatua këtu sa për të folur diçka. Në rregull e respektojmë këtë t’i nuk je për të respektuar shpronësimet por ne nëse gjatë punës nëse hetojmë ndoshta hyjmë edhe i hetojmë edhe shpronësimet edhe kam dëshirë me e ditë dikush me më shpjegua çka janë shpronësimet kush është aty vëlla, kush është njeri”, u shpreh Berisha.

E sqarimet për këtë çështje deputeti të AAK-së ia dha deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati.

Anëtarja e Komisionit Hetimor të Privatizimit nga LDK, Doruntinë Maloku për debatin në mes të PDK-së dhe LVV-së, tha se “dy palët e kanë mizën pas veshit”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ajo tha se çka del rrugës gjatë hetimit duhet të hetohet dhe të shkohet deri në fund.

“Po më duket sikurse dy palët keni miza pas veshit, njëra anë po e shfrytëzon karremin e privatizimit për të arritur diku është mirë me na tregua ku e keni qëllimin, tjera anë po heziton shumë për tu bërë kjo nuk po e di pse. Mirë është na sot me e miratua planin e punës edhe me llua punën se çka del me u hetua ne duhet t’i shkojmë deri në fund”, tha ajo.

Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha.

“E tha Doruntina dy palët e keni mizën pas veshi bash për ta rrëzuar këtë konspiracion…Maloku: po duket thash …Hoxha: mirë por po duket e nuk po duket mirëpo të bie dhe nuk të bie e di që e ka një ndryshim por megjithatë është një lloj akuze. Mirë, mirë por unë i marr vesh këto Doruntinë. Mirëpo, për me i rrëzua këto teori konspirative po kërkojmë me e nis një iniciativë me bë hetim që doni edhe për shpronësim”, tha ai.

Pas këtij debati u votua edhe plani i punës të Komisioni Hetimor Parlamentar për privatizim dhe u vendos që deri në fund të kësaj jave të bëhet lista e personave që do ftohen për intervistim.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Ekskluzive: Nahit Hasani nga PDK në negociata me VV-në për qeverie të përbashkët
Lajme

Ekskluzive: Nahit Hasani nga PDK në negociata me VV-në për qeverie të përbashkët

May 29, 2025
67
Serbia tregon se kush e “prishi” marrëveshjen me Kosovën për kufijtë
Lajme

Në rast të luftës Kosova – Serbia, kush do të fitoj?

May 29, 2025
28
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

11 persona, u arrestuan pasi ndihmuan kandidatë për t’u pajisur me patentë shoferë

May 29, 2025
54
Kryetari Sokol Haliti për dallim nga Kurti i mbështet 35 biznese në Viti
Lajme

Kryetari Sokol Haliti për dallim nga Kurti i mbështet 35 biznese në Viti

May 29, 2025
16
Kurti s’ndryshon qëndrim për Ujmanin – SHBA: Palët t’i përmbahen marrëveshjes së 4 shtatorit
Lajme

Dështon për të 23-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

May 29, 2025
10
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 23-të për konstituimin e Kuvendit

May 29, 2025
6
Next Post
Ky është rusi që i ishte konfiskuar nitrati i amonit në Bejrut, besohet se ndodhet në Qipro

Ky është rusi që i ishte konfiskuar nitrati i amonit në Bejrut, besohet se ndodhet në Qipro

Më të fundit

  • Ekskluzive: Nahit Hasani nga PDK në negociata me VV-në për qeverie të përbashkët
  • Në rast të luftës Kosova – Serbia, kush do të fitoj?
  • 11 persona, u arrestuan pasi ndihmuan kandidatë për t’u pajisur me patentë shoferë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi