Për taksën, dialogun e marrëdhëniet me SHBA-të, opozita në Kosovë do të aktivizohet sot, e diel.
Partia Demokratike e Kosovës si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë paralajmëruar për sot konferenca për media
PDK-ja do të mbajë konferencë në orën 11:00, në selinë e partisë, shkruan Telegramisot.com
Ndonëse nuk është bërë e ditur se kush do të iu drejtohet mediave, pritet që në të njëjtën PDK të dalë me një qëndrim lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
E ndryshe nga PDK, AAK ka bërë të ditur edhe temën për të cilën e kanë thirrur konferencën e nesërme për media.
Aty është bërë e ditur se do të flasë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj lidhur me dialogun me Serbinë, që ndërlidhet me taksën dhe veprimet e fundit të qeverisë Kurti.
PDK dhe AAK ani pse të dyja në bllok opozitar, aktualisht kanë qëndrime të kundërta për taksën.
Partia e Haradinajt po kërkon me ngulm që taksa e vënë pikërisht nga qeveria që drejtohej nga ta, të mbetet në fuqi si masë e kundërpërgjigjes ndaj Serbisë, teksa PDK tanimë e ka bërë të ditur pozicionin e saj për pezullimin e përkohshëm të taksës si shenjë e vullnetit për ta respektuar kërkesën e SHBA-ve si dhe për t’i hapur rrugë dialogut me Serbinë.