Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, përmes një komunikate për media kanë akuzuar Vertëvendsojen se janë duke blerë vota, raporton Gazeta Express.
“Në bazë të informacioneve të PDK-së nga terreni, të raportuara nga komisionerët dhe vëzhguesit e akredituar nga KQZ-ja, informohet opinioni i gjërë publik se Lëvizja Vetëvendosje nga ethet dhe frika e kapluar për humbjen që do ta pësojnë sot nga sovrani, ka filluar me të madhe, madje edhe në mënyrë publike blerjen e votave në Prizren”, thuhet në këtë komunikate.
Tutje, PDK pretendon se rasit ka ndodhur rreth orës 10:00, derisa, rastin e kanë lajmëruar në polici.
“Rasti është raportuar në polici, ka ndodhur rreth orës 10:00 në Qendrën e Votimit 2003a, në ambientet e SHFMU “Abdyl Frashëri”, është zënë në flagrancë një aktivist i VV-së, duke blerë vota. Personi i njëjtë është zënë edhe duke fotografuar votën në vendvotim me telefon, në të cilin kishte të ngjitur sloganin e VV-së. Për rastin në fjalë, personin e zënë në flagrancë, Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacionin policor, i cili në këto momente është duke u intervistuar, sipas procedurave ligjore në polici”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/