Për PDK-në Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti për 100 ditë [ 50 nga to në detyrë] ka po kaq dështime.
Deputetja nga kjo parti, Floretë Zejnullahu, ka thënë se Qeveria Kurti ka rrezikuar miqësinë me SHBA-në.
“Dhe kjo do të mbetet e fundit që kërcënoi këtë raport historik. Kurti është zyrtari i parë i Republikës së Kosovës që akuzon SHBA-në për ndërhyje për rrëzimin e Qeverisë me çka nuk u pajtua ministri i tij i Jashtëm Glauk Konjufca”.
“Qeveria do të mbahet mend për një sërë rekordesh të këqija. Për 100 ditë për borde militantësh, borde familjare dhe dhënien e tenderëve për bashkëpunëtorët e tyre. Kjo Qeveri krijoi karantinë të cilën e keqmenaxhoi, duke falsifikuar edhe moshën e qytetarëve për të mos u karantinuar”.
“Kjo Qeveri doli edhe kundër UCK-së, hapi kufirin me Serbinë dhe mbylli atë me Shqipërinë. 100 ditëshi i Kurtit duhet të quhet Qeveria e 100 dështimeve”.