Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar pronarin e një kafiterie për shkak se kishte bërë pastrimin e lokalit duke i humbur provat materiale, pasi raportohet se në atë kafiteri kishte ndodhur vepra penale – lëndim i rëndë trupor – dhe nuk e kishte lajmëruar/raportuar rastin.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.