Lagjet ‘Emin Basha’ dhe “ Gjergj Fishta” të Pejës kanë mbetur pa ndriçim publik si pasojë e erërave të forta, tashmë gati qe një muaj.
Prishja e ndriçimit publik ka shqetësuar pejanët pasi aty gjendet shkolla fillore “Asdreni” e kjo paraqet rrezik për fëmijët, shkruan Telegramisot.
com. Kujtojmë se erërat e forta kanë shkaktuar dëme të shumta materiale në rajonin e Dukagjinit.