• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Pasi i doli skandali me subvencione, Peci ja përmend plumbat opozitës

17/11/2024 - 17:15:22
Dy pluma qorr i godasin dy vetura

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar pas skandalit të 100 mijë eurove me subvencione, që iu dhanë vëllait të Fitore Pacollit në formë granti, si dhe këshilltarit të tij të jashtëm, Naim Huruglicës, po me vlerë të njëjtë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në një reagim të bërë në Facebook, Peci ka thënë se nuk mund ta “ndalin as me ujë e as me plumba”, ndërsa i ka quajtur shpifje e akuza ato që janë publikuar në media këto ditë.

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Ambasadori,  Abdi Baleta, një jetë në shërbim të kombit shqiptar

Ndahet nga jeta Ambasadori, Abdi Baleta, një jetë në shërbim të kombit shqiptar

September 20, 2025
9
Avionët rusë në qiellin e NATO-s, çfarë paralajmëron Costa

Avionët rusë në qiellin e NATO-s, çfarë paralajmëron Costa

September 20, 2025
4

Sipas tij, sulmi është nisu nga PDK-ja, ndërsa LDK-ja “e bitisi” dhe në fund PDK-ja po kërkon shkarkime, teksa ju thotë edhe “kriminela”.

“Siç edhe ua kam bërë me dije në fillim të mandatit, nuk mundeni me më ndalë as me ujë e as me plumba! Po e vështroj me kujdes shthurjen mentale të akuzave e shpifjeve! E nisi sulmin paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime! Veç pritni kriminela”, shkruan Peci.

Ministri Peci thotë se deri tani ka treguar etikë dhe tani e tutje do t’i demaskojë opozitën si asnjëherë tjetër.

Ai thotë se ai po sulmohet qëllimshëm pasi ka ndryshim radikal në sektorin e bujqësisë.

“Nëse deri tash kam treguar etikë në të shprehur, nga tash e tutje do flas më hapur se asnjëherë tjetër e do t’iu demaskoj si kurrë më parë! Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë e ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju! Bile ky ndryshim radikal ju tmerron sepse nuk mund ta imagjinoni që instalacioni kleptomaniak i qeverisjes suaj më nuk ekziston. Është përtej realitetit tuaj meritokracia si bazë e parim! Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra”, ka shkruar Peci.

PDK-ja sot përmes një konference për media, kërkoi shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, si dhe shkarkimin e deputetes, Fitore Pacolli, e poashtu edhe nisjen e hetimeve ndaj këtij skandali me 100 mijë euro të subvencioneve në këtë ministri.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Ky skandal nuk është aspak i rastësishëm sepse Fitore Pacolli është Kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, komision të cilit i raporton Ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Siç u dëshmua tani më, vëllai i deputetes Pacolli, biznesin e tij e kishte themeluar pas aplikimit për projekt dhe vetëm 4 ditë para nënshkrimit të kontratës, gjë që ngre dyshime të mëdha për montimin dhe orkestrimin e përfitimit të këtij projekti, për motive të cilat duhet të zbardhen nga institucionet e drejtësisë”, tha Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa.

Ministria e Pecit ia kishte ndarë një grant prej 100 mijë eurove, vëllait të Fitore Pacollit të VV-së, Blerim Pacollit. Kontrata me firmën e tij “Alda Farm Ria”, është nënshkruar me 16 korrik, a firma ishte hapur veç 4 ditë ma herët, me 12 korrik.
Krahas kësaj 100 mijëshe, sot doli edhe një tjetër, por kësaj radhe për këshilltarin e tij, Naim Huruglicën.

Përmes dokumenteve të publikuara nga Periskopi, del që kompania “Iron Consulting”, me pronar këshilltarin e jashtëm të Pecit, Naim Huruglica, ka fituar grant nga AZHB për projektin 100 mijë eurosh.

Edhe një grant tjetër që ka dhënë kjo Ministri, ka nxitur reagime. Periskopi ka raportuar para disa javësh se Ministri Faton Peci i ka dhënë grant rreth 50 mijë euro bashkëpartiakut të tij, Bahtijar Berishës, në projektin mbi 84 mijë euro për ndërtimin e tri vilave në Komunën e Dragashit.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ndahet nga jeta Ambasadori,  Abdi Baleta, një jetë në shërbim të kombit shqiptar
Lajme

Ndahet nga jeta Ambasadori, Abdi Baleta, një jetë në shërbim të kombit shqiptar

September 20, 2025
9
Avionët rusë në qiellin e NATO-s, çfarë paralajmëron Costa
Lajme

Avionët rusë në qiellin e NATO-s, çfarë paralajmëron Costa

September 20, 2025
4
Këta janë të arrestuarit për rrëmbimin e dhunë në Veternik
Lajme

Këta janë të arrestuarit për rrëmbimin e dhunë në Veternik

September 20, 2025
9
Princ Dobroshi i Pejës dënohet me 13 vjet burg për drogë në Hamburg
Lajme

Princ Dobroshi i Pejës dënohet me 13 vjet burg për drogë në Hamburg

September 20, 2025
12
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Rrëmbehet një burrë në Veternik, dhe rrahet deri në mëngjes

September 20, 2025
33
E rrëmbyen dhe e vranë Renis Dobrën, arrestohen edhe dy të dyshuar
Lajme

E rrëmbyen dhe e vranë Renis Dobrën, arrestohen edhe dy të dyshuar

September 19, 2025
12
Next Post
Rusia po përpjekjet për ndërhyrje dhe “ngjall frikë te votuesit” në ShBA

Rusia: Ky vendimi i Washingtonit mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Më të fundit

  • Ndahet nga jeta Ambasadori, Abdi Baleta, një jetë në shërbim të kombit shqiptar
  • Avionët rusë në qiellin e NATO-s, çfarë paralajmëron Costa
  • Këta janë të arrestuarit për rrëmbimin e dhunë në Veternik
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi