Një adoleshente braziliane ka hequr dorë nga anonimiteti i saj dhe ka vendosur të flasë publikisht për përvojën e hidhur që ka përjetuar.
Kalliny Trevisan, 19 vjeç ka treguar se si i mbijetoi rrëmbimit prej 8 orësh dhe abuzimit seksual që iu bë nga një murator 37-vjeçar.
Ajo u rrëmbye, u përdhunua dhe u rrah brutalisht prej burrit që thuajse i mori jetën në tentativën për t’a mbytur.
Kalliny ka thënë për mediat se zgjodhi të flaës publikisht pasi do që përvoja e saj të inkurajorë edhe vajzat e tjera të flasin për përvojat e abuzimit seksual apo formave të tjera të agresionit.
E reja ishte gati të hynte në vendin e saj të punës në një laborator farmaceutik në Cotia, Greater Sao Paulo, kur u rrëmbye nën kërcënimin e thikës rreth orës 8 të mëngjesit, më 1 qershor.
Policët përdorën kamerat e vendosura për monitorimin e trafikut dhe sinjalet nga telefoni i saj celular për të ndjekur rrugën e makinës të drejtuar nga sulmuesi i saj, i quajtur si José Wilker dos Santos, një murator 37-vjeçar.
Agresori e lidhi duar dhe këmbë me litar, një zinxhir rreth qafës dhe kokën ia mbuloi nga një leckë brënda makinës, një Chevrolet Meriva gri.
Ajo tha:
Rastet si imi ndodhin çdo ditë dhe unë dua që gra e vajza të tjera, të cilat kanë kaluar të njëjtën situatë, të guxojnë ta raportojnë atë dhe të gjejnë forcën për të vazhduar më tej. Dua të tregoj se përdhunimet dhe sulmet ndaj grave janë një problem i vërtetë në shoqërinë tonë.