Dy kisha katolike në pjesën perëndimore të Kanadasë janë shktarruar nga zjarri. Hetuesit po i cilësojnë këto raste si të dyshimta.
Gjatë fundjavës, zjarrfikësit iu përgjigjën thirrjes për të ndërhyrë herët në mëngjes në Kishën e Shën Anës në pjesën jugore të rajonit British Columbia dhe në Kishën Chopaka. Të dyja kishat, të ndërtuara nga druri e të vjetra më shumë se 100 vite, u shkatërruan plotësisht.
Zjarret ndodhën gati një javë për shkatërrimit të dy kishave tjera dhe në kohën e shtimit të zemërimit rreth rolit të Kishës në fushatën e Kanadasë për asimilimin me forcë të popujve indogjenë, shkruan The Guardiam.
Në javët e fundit, ky shtet është tmerruar nga zbulimi i rreth 1.000 varreve pa shenja në pronat e dy ish-shkollave kishtare, ku fëmijët indogjenë ishin konvertuar me forcë në të krishterë dhe u ishin tërhequr emrat e vërtetë, u ishin ndaluar gjuha amtare dhe traditat.
Kisha Katolike është përballur me thirrje për transparencë më të madhe rreth rolit të saj në shkolla dhe që Papa të kërkojë falje.