Policia në Berlin ka vënë në pranga të paktën 300 persona gjatë protestave kundër kufizimeve të vendosura nga qeveria gjermane për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Më shumë se 38.000 njerëz dolën në rrugët e Berlin për të protestuar paqësisht kundër këtyre masave
“Për fat të keq nuk kishim mundësi tjetër,”- shkroi policia e Berlinit në Tëitter, duke sqaruar se i kërkuan demonstruesve të shpërndahen por ata filluan të hidhnin gurë e shishe.
Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera evropiane, ku disa demonstrues e kanë quajtur virusin “mashtrim”.
Mijëra persona u mblodhën në Sheshin Trafalgar të Londrës për të protestuar kundër kufizimeve të koronavirusit dhe 5G.
Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Paris, Vjenë dhe Zvicër.