Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq“Masat ndëshkuese ndaj Kosovës nuk janë në frymën e politikës së UE-së dhe të SHBA-ve”
Kosova është duke e përmbyllur vitin nën masat ndëshkuese të vendosura nga BE-ja. Për këto masa Qeveria e Kosovës ishte njoftuar më 28 qershor dhe kishin hyrë në fillim të korrikut. Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Tensionet në këtë zonë të banuar me shumicë serbe u rritën në fund të majit.
Masat ndëshkuese përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Këto masa janë konsideruar vazhdimisht të padrejta nga Kosova, por edhe shumë vende tjera, ndërsa këtë të mërkurë 13 kryetarë të komisioneve parlamentare në të gjithë Evropën i kanë kërkuar, shefi të Politikës së Jashtme të BE dhe emisarit për dialogun Prishtinë-Beograd që të heqin masat kundër Kosovës dhe të rishikojnë sulmin terrorist të Banjskës.
closevolume_off
Deputetja britanike Alicia Kearns, njëherësh dhe kryetare Komisionit të Punëve të Jashtme u ka dërguar një letër zyrtare Josep Borell dhe Miroslav Lajçak dhe kërkon heqjen e masave kundër Kosovës.
Ndaj kësaj kërkesë, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka falënderuar ata, duke shtuar se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe se këto masa janë të padrejta.
“Faleminderit Alicia Kearns dhe gjithë kryesuesve tjerë nëpër Evropë për përkrahjen tuaj. Paqja dhe siguria lulëzojnë për përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të shkojnë!” , ka shkruar Osmani në platformën X.
Ndërsa, analisti politik Muhamet Kelmendi thotë se këto masa nuk janë në frymën e UE-së dhe të ShBA-së.
Sipas tij, ndërlidhja e masave dhe e vizave me asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, është akti më i padrejtë i bërë në kontinent.
“Masat ndëshkuese ndaj Kosovës nuk janë në frymën e politikës së UE-së dhe të SHBA-ve. Është e qartë se masat e vendosura ndaj Republikës së Kosovës nga ana e UE-së dhe të SHBA-ve janë të padrejta dhe shkojnë në kundërshtim me politikën e zbatuar ndaj shteteve tjera. Ndaj Kosovës u vendosen masat si rezultat i drejtpërdrejtë i punës së z.Borrell, z Lajçak dhe të z. Eskobar. Qëllimi ishte dhe është dobësimi i Republikës së Kosovës. Të gjendur para aktit të kryer, si UE, ashtu edhe SHBA-të i miratuan masat e propozuara nga kjo treshe. Masat janë të pa drejta. Ndërlidhja e masave dhe e vizave me asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosove është akti me i pa drejtë i bërë në kontinent. Serbia ka disa minoritete. Asnjë prej tyre nuk ka asociacion. As shqiptarët dhe as qytetarët e Saxhakut nuk kanë asociacion. Ndaj tyre kush në UE dhe në ShBA nuk interesohet”, deklaron Kelmendi.