• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Pas Hamasit, Trump urdhër Izraelit: Menjëherë ndaloni bombardimet në Gaza

04/10/2025 - 07:58:14
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh

Pas përgjigjes pozitive të grupit palestinez Hamas ndaj dokumentit për armëpushimin në Gazë të propozuar nga SHBA-ja, u deklarua edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Në disa mesazhe në rrjetin social Truth Social, ai fillimisht ndau një letër që kishte marrë nga organizata palestineze, në të cilën theksohet se ata janë të gatshëm për një marrëveshje për dorëzimin e pengjeve si dhe për dorëzimin e pushtetit në Gaza.

Lexo më shumë

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

Diplomati gjerman nuk i shkon Kurtit në kryeministri

November 18, 2025
15
Policia në Pejë kërkon ndihmë për kapjen e djalit të Shefqet Kelmendit

Policia në Pejë kërkon ndihmë për kapjen e djalit të Shefqet Kelmendit

November 18, 2025
26

Shumë shpejt, 79-vjeçari reagoi sërish në rrjetet sociale dhe, krahas një statusi dhe një videomesazhi, foli për paqen në Gazë.

“Bazuar në deklaratën e publikuar nga Hamasi, besoj se ata janë të gatshëm për paqe të përhershme. Izraeli duhet menjëherë të ndalojë bombardimet në Gazë, në mënyrë që të mund të shpëtojmë pengjet në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë! Aktualisht është shumë e rrezikshme për ta bërë këtë. Ne tashmë jemi në bisedime për detajet që duhen përpunuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Gazën, por me paqen e shumëkërkuar në Lindjen e Mesme”, deklaroi lideri amerikan.

Trump gjithashtu tha se kjo është një ditë e madhe për Lindjen e Mesme.

“Duhet të marrim një vendim konkret dhe përfundimtar”, shtoi ai, duke pranuar se negociatat e mëtejshme ende duhet të mbahen.

Lëvizja Hamas publikoi të premten në mbrëmje përgjigjen zyrtare për përfundimin e luftës në Gazë, disa orë pasi ai dha një ultimatum që deri të dielën në orën 18:00, sipas kohës së Uashingtonit, të pranohet plani i paqes, përndryshe do të pasojë “ferri që bota nuk ka parë ndonjëherë”.

Në deklaratë, Hamasi bën të ditur se, pas konsultimeve të gjera me udhëheqësinë e tij, fraksionet palestineze, ndërmjetësuesit dhe “shtetet mike”, ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht pikave kyçe të propozimit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Lëvizja theksoi se vlerëson përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë edhe iniciativën e presidentit Trump, me synimin për përfundimin e luftës, shkëmbimin e të burgosurve, hyrjen urgjente të ndihmës humanitare, ndalimin e okupimit dhe ndalimin e zhvendosjes së popullit palestinez.

“Hamasi, në këtë kuadër dhe me qëllim arritjen e një armëpushimi të plotë dhe tërheqjes së forcave izraelite nga Gaza, njofton pajtimin që të lirojë të gjithë pengjet izraelite, të gjallë dhe trupat e të vdekurve, në përputhje me shkëmbimin e parashikuar në planin e Trump, me kusht që të sigurohen kushtet në terren për zbatimin e këtij procesi”, thuhet në tekst.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Diplomati gjerman nuk i shkon Kurtit në kryeministri

November 18, 2025
15
Policia në Pejë kërkon ndihmë për kapjen e djalit të Shefqet Kelmendit
Lajme

Policia në Pejë kërkon ndihmë për kapjen e djalit të Shefqet Kelmendit

November 18, 2025
26
Pesë të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”
Lajme

Pesë të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”

November 18, 2025
13
Kurti uron Hamzën: Do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt
Lajme

Kurti uron Hamzën: Do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt

November 18, 2025
9
Zelensky dhe Macron firmosin marrëveshjen historike për mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Lajme

Zelensky dhe Macron firmosin marrëveshjen historike për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

November 18, 2025
10
Alarmi i EULEX-it: Situata në veri të Kosovës mund të përkeqësohet lehtë
Lajme

Arrestohen katër serbë të armatosur që u futën ilegalisht në Kosovë

November 17, 2025
9
Next Post
Izraeli: Mbi 200 pengje po mbahen në Gazë nga Hamasi

Izraeli e pranon urdhërin e Trumpit – ushtria i ndalë sulmet në Gazë

Më të fundit

  • Diplomati gjerman nuk i shkon Kurtit në kryeministri
  • Policia në Pejë kërkon ndihmë për kapjen e djalit të Shefqet Kelmendit
  • Pesë të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi