Kryetari i Partisë Socialdmeokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi, Molliqaj u shpreh se për shkak të fushatës zgjedhore njerëzit po vdesin ku e cilësuar kreun e VV-së, Albin Kurtin si njëri ndër fajtorët më të mëdhenj të tubimeve.
Sipas tij, Kurti shpalli masa rigoroze të mbylljes që tregojnë dembeli dhe mungesë analize të situatës, teksa shtoi se kjo nuk e ndali që ta vazhdojë fushatën në Shqipëri.
“Tash që Kosovën e ka mbyllur, burri i botës i paska mbledhur aparatçikët në një ekspeditë që po të mos ishte tragjike, dukej donkishoteske. Ka mësyer Shqipërinë, dhe jo pak e mahi, me ekspeditë. Dhe ne nuk i themi pse merret me Shqipërinë. Por, a është vërtet fjala për Shqipërinë?! Të pyesim pak: për çfarë po luhet atje? Po ndodh referendumi e po bashkohemi?! Po garon VV dhe i duhet edhe pak për fitore? Sikur kjo punë të ishte vërtet jetë a vdekje ia falnim. Flasim për një garë ku të tijtë në rastin më të mirë e marrin 1 mandat. Në fakt, gjasat për 1 mandat janë më afër zeros, ja kaq vlen lëkura e njeriut. Për këto gjasa ne rrijmë mbyllur e refuzojmë vaksina, ne pengjet e Boikenit”, shkroi ndër të tjera Molliqaj.
Postimi i plotë:
Boikeni nuk është Shqipëria, është veç projektimi i një egoje që sa me shumë ikën prej qëllimeve politike aq më megalomane bëhet. Për këtë, ne rrimë mbyllur dhe vdesim.
E dimë të gjithë se në mes të dramës që solli Kurtin në 50% të mbështetjes qëndron pandemia. “Komplotit” të shekullit që ishte bërë kundër Kurtit i vinte pikun shprehja aq e përsëritur: “e gjjthë kjo në mes të pandemisë, kur njerëzit po vdesin, këta e rrëzojnë qeverinë”.
Njerëzit po vdesin sot edhe për shkak të fushatës zgjedhore, ku vetë Kurti është ndër meritorët më të mëdhenj për tubimet. Sikur mos të mjaftonte kjo, ai shpalli masa rigoroze të mbylljes që tregojnë dembeli dhe mungesë analize të situatës. Ka javë që numri i të vdekurve me virus është mbi 10 për ditë.
Tash që Kosovën e ka mbyllur, burri i botës i paska mbledhur aparatçikët në një ekspeditë që po të mos ishte tragjike, dukej donkishoteske. Ka mësyer Shqipërinë, dhe jo pak e mahi, me ekspeditë. Dhe ne nuk i themi pse merret me Shqipërinë. Por, a është vërtet fjala për Shqipërinë?! Të pyesim pak: për çfarë po luhet atje? Po ndodh referendumi e po bashkohemi?! Po garon VV dhe i duhet edhe pak për fitore? Sikur kjo punë të ishte vërtet jetë a vdekje ia falnim. Flasim për një garë ku të tijtë në rastin më të mirë e marrin 1 mandat. Në fakt, gjasat për 1 mandat janë më afër zeros, ja kaq vlen lëkura e njeriut. Për këto gjasa ne rrijmë mbyllur e refuzojmë vaksina, ne pengjet e Boikenit.
Nuk është për Shqipërinë, është për megalomaninë politike që arsyeton gjithçka në emër të një roli demek historik. Sepse, dogma thotë, ligjet e historisë në këtë moment kërkojnë ta sakrifikojmë pak Kosovën për qëllimin e madh? Këtij qëllimi veç ne ia dijmë temporalitetin, mënyrat dhe rrugët e zbatimit. Por, cili është qëllimi? A nuk ia shpalli fundin bashkimit tamam në Lezhë kur na e tregoi Ahtisaarin dhe Kushtetutën?! Ç’është ky absurditet tragjik që duhet ta durojmë?!