Pas disa muajsh punime, ka filluar asfaltimi i rrugës në Pejton.
Për nisjen e asfaltimit të rrugës ka shkruar edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti pëmes një postimi në Facebook.
Ahmeti thotë se para nisjes së asflatimit janë siguruar që aty të përfundojë e gjithë infrastruktura rrugore.
“Sot filluam me asfaltimin e lagjes Pejton e për të vazhduar më tutje. Por, fillimisht u siguruam që aty të përfundojë e gjithë infrastruktura nëntokësore. Në këto rrugë nuk do të kemi pamjen e vjetër me kabllot e varura të rrymës në gjithë lagjen”, ka shkruar Ahmeti.