Pas festës së Fitër Bajramit, mërgimtarët që kanë qenë në Kosovë për ta kaluar këtë festë me familjarët, kanë nisur të kthehen në shtetet ku jetojnë.
Kjo ka bërë që të krijohen kolona në kufi. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në Merdare janë 200-300 metra.
Pritjet për të dalë nga Kosova, përmes kësaj pike kufitare, po zgjasin nga 50 deri në 60 minuta.