• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Pas arrestimeve në Komunë, Vetëvendosje e godet Përparim Ramën

09/09/2023 - 10:36:45
Pas arrestimeve në Komunë, Vetëvendosje e godet Përparim Ramën

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar lidhur me arrestimet e tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kjo parti ka thënë se përgjegjësia bie mbi Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, të cilin e kanë akuzuar për veprime të paligjshme, raporton Express.

Lexo më shumë

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
36
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
131

“Si opozitë lokale vazhdimisht kemi ngritur zërin për parregullësitë dhe shkeljet ligjore që kanë ndodhur e vazhdojnë të ndodhin tash e dy vjet në çdo segment të qeverisjes në Kryeqytet. Prishtina tani, nën qeverisjen LDK-PDK, është shndrruar në qytet kampion për paligjshmëri, padrejtësi e anarki. Nuk ka dyshim se përgjegjësia kryesor për këtë gjendje bie mbi të parin e Kryeqytetit, Përparim Ramën, për shkak të veprimeve të tij paligjshme, e të cilat tashmë çdo ditë po shpërfaqen në opinion”, kanë deklaruar nga kjo parti.

Nga VV’ja kanë thënë se janë të bindur se për këto arrestime nuk bëhet fjalë për veprime individuale të personave të arrestuar, por se kemi të bëjmë me veprimtari kriminale të koordinuar e organizuar në hierarki të pushtetit lokal në Prishtinë.

“Kërkojmë nga organet e hetuesisë dhe drejtësisë që rastin në fjalë, por edhe rastet e tjera të sinjalizuara e të denoncuara, t’i trajtojnë me prioritet e profesionalizem maksimal dhe t’i sjellin para përgjegjësisë të gjitha ata që në çfarë do mënyrë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin e për interesa personale e partiake, familjare e klanore. Nepotizmi, korrupsioni, keqpërdorimet, hajnia, paligjshmëria e pabarazia nuk janë as të pranueshme e as të lejueshme. Prishtina dhe qytetarët e Prishtinës duan dhe meritojnë qeverisje të pastër e të drejtë”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Tre zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, janë arrestuar dje nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Ata dyshohen për punësimin e kundërligjshëm të dhjetë personavenë këtë qendër dhe caktimin e një të punësuare në mënyrë të kundërligjshme si menaxhere për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, edhe pse nuk i plotësonte kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm.

Sipas raportimeve në media, të arrestuarit janë: Shefi i Personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliu-Hertica, ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Vebi Mujku dhe Shefja e Njësisë së Shërbimeve Sociale në këtë qendër, Valbona Makiqi.

Për ndalimin e Mujkut dhe Makiqit, ka njoftuar dje Prokuroria Themelore e Prishtinës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Sipas Prokurorisë, ata dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kanë punësuar rreth 10 persona në këtë institucion, si dhe në mënyrë të kundërligjshme e kanë caktuar si menaxher për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, njërën nga të punësuarat përkundër faktit se e angazhuara nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës – Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave, V.M. dhe V.M., nën dyshimin se të njëjtit në cilësinë e zyrtarëve të lartë të QPS-së në Prishtinë kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenin 414 të KPRK-së, ngase të njëjtit dyshohen se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre zyrtare, në mënyrë të kundërligjshme, kanë punësuar rreth 10 persona në këtë institucion, si dhe në mënyrë të kundërligjshme e kanë caktuar si menaxher për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, njërën nga të punësuarat përkundër faktit se e angazhuara nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zbuluar më pas se bëhet fjalë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

“Më 13 korrik të këtij viti, përmes shkresës zyrtare, kam njoftuar personat përgjegjës që personi që është caktuar menaxher i rastit për viktimën 11 vjeçare, nuk ishte i licensuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Haxhiu.

“Vlerësoj trajtimin serioz të këtij rasti, nga ana e policisë dhe prokurorisë. Çdo zyrtar publik sikurse edhe ne, e kemi për obligim zbatimin e përgjegjësive sipas legjislacionit në fuqi dhe sidomos në rastet kur bëhet fjalë për fëmijë të mitur. Qendrat për punë sociale do ta kenë mbështetjen tonë por assesi shkeljet nuk do t’i tolerojmë”, ka shkruar tutje Haxhiu.

Lidhur me këtë rast është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Ai ka thënë se ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat thotë se i kanë trashëguar nga qeverisja e kaluar.

“Ju njoftoj se sot pasdite jam intervistuar nga Policia e Kosovës, në cilësinë e DËSHMITARIT, në ndërlidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve komunal të Komunës së Prishtinës.

Ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat ne si qeverisje i kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar. Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës.

Institucionet e rendit dhe të drejtësisë janë duke e trajtuar këtë rast dhe ne mbesim në dispozicion e tyre, që rasti të trajtohet në plotni në pajtim me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Zogaj.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
Lajme

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
36
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
131
Lamtumirë shi!!!
Lajme

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
6
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
Lajme

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
21
Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
Lajme

Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli

June 6, 2025
14
Sot festohet Kurban Bajrami
Lajme

Sot festohet Kurban Bajrami

June 6, 2025
4
Next Post
Këto ndeshjet luhen sonte për kualifikimet e Euro 2024-es

Këto ndeshjet luhen sonte për kualifikimet e Euro 2024-es

Më të fundit

  • Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
  • Qëllohen burrë e grua me armë zjarri
  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi