Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të kryeqytetit të Islandës, Reikjavik. Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se çarja e tokës ka ndodhur në një gjatësi prej 500-700 metra në Fagradalsfjall. Shpërthimi i fundit aty ka ndodhur rreth 800 vjet më parë.
Në 3 javët e fundit, në Islandë janë regjistruar më shumë se 40 mijë tërmete. Në vitin 2010, shpërthimi i një tjetër vullkani në Eyjafjallajokull pezulloi qarkullimin ajror në të gjithë Europën. Megjithatë, në rastin e fundit, autoritetet janë shprehur se nuk pritet që të lëshohet shumë hi vullkanit duke mos sjell pasoja për fluturimin e avionëve.
Para shpërthimit të vullkanit në zonë u regjistrua edhe një tërmet me magnitudë 3,1 i shkallës rihter.