Pas 29 dështimeve Osani merr masa për konstituimin e Kuvendit

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Pas 29 përpjekjeve të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vendosur të ndërmarrë edhe një hap për të kërkuar zgjidhje për ngërçin në të cilin ka hyrë vendi. Ajo pritet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me synimin që të sqarohen mundësitë ligjore për tejkalimin e situatës aktuale.

Sipas këshilltarit të saj, Bekim Kupina, ekipi ligjor i Presidentes tashmë ka përgatitur një draft të lëndës që do t’i dorëzohet Gjykatës. Megjithatë, po pritet aktgjykimi për pranueshmërinë e kërkesës së dorëzuar nga AAK-ja, e cila pritet të ndihmojë në sqarimin e aspekteve procedurale të çështjes.

Lexo më shumë

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ekipi ligjor Presidentes ka përgatitur një draft të lëndës që do të mund të adresohej në Kushtetuese, mirëpo jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pranueshmërisë së kërkesës së dërguar nga AAK-ja, sepse kjo pastaj mund t’i sqarojë edhe çështjet e pranueshmërisë së një çështjeje që do të referohej nga Presidentja. Pra nuk është fjala për meritat e çështjes, por vetëm për anën procedurale, pra pranueshmërinë.”, ka thënë Kupina për gazetën online Reporteri.net.

Presidentja ka mbajtur deri tani dy takime konsultative me liderët e partive politike, fillimisht më 15 maj dhe së fundmi për çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale.

Gjatë takimit të dytë, ajo ka ripërsëritur gatishmërinë për të zhvilluar takime të veçanta me çdo lider politik që ka interes për të diskutuar mbi konstituimin e Kuvendit.

“Pas takimit të mbajtur më 15 maj 2025, i cili ishte takimi i parë konsultativ, Presidentja i ka ftuar sërish liderët e partive politike në një takim të dytë konsultativ, kësaj here për çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale. Gjatë këtij takimi të dytë, Presidentja e ka përsëritur në mënyrë të drejtpërdrejtë ftesën e saj që, nëse partitë politike kanë interes për konsultime shtesë lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ajo është e gatshme të zhvillojë takime të veçanta me secilin prej tyre. Ftesa e Presidentes vlen ende, nëse për një gjë të tillë kanë interesim liderët e partive politike.”, u shpreh ai.